Aktualitet

Vrasja në Shkodër/ Ademi: E rëndë. Gazetari: Kryetarja kërcënohet nga grupet kriminale në bashki

30 Mars 2019, 12:35 Nga DOSJA
Vrasja në Shkodër/ Ademi: E rëndë. Gazetari: Kryetarja

SHKODËR- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për vrajsen e dy vëllezërve, Astrit dhe Ibrahim Bilali. Në një reagim për mediat Ademi ka thënë se kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe ka tronditur qytetin e Shkodrës. Gazetari Artan Hoxha, i përgjigjet duke thënë se Ademi është nën kërcënimin e grupeve kriminale. 

Sot është e shtunë, jemi gdhirë me një ngjarje shumë të rëndë, kanë ndodhur dy vrasje, kjo është shqetësuese, kjo është një ndër ngjarjet shqetësuese, kjo duhet të tmerrojë Kryeministrin dhe të gjithë qeverinë por kjo duket se po tmerron vetëm Shkodranët. Shkodra po lihet në dorën e larjeve të hesapeve dhe është kjo ajo çfarë duhet të shqetësojë Kryeministrin dhe zv/kryeministrin”, tha Ademi.

“Grupet kriminale nuk janë penguar të investojnë në atë qytet, janë përfshirë në fushata elektorale, janë përfaqësues në këshilla bashkiak. Shikoni konfliktet në këshill, me kë i bën, kam parë njerëz që ja drejtojnë gishtin në fytyrë kryetares së bashkisë së Shkodrës, është në situatë të pazakontë. I drejtojnë gishtin në fytyrë në mbledhje të këshillit bashkiak para kamerave”, tha Artan Hoxha, në studion e Report Tv.

Ditën e sotme, në qytetin e Shkodrës janë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi 2 vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali. Ngjarja dyshohet se ka si motiv hakmarrjen, pasi Astrit Bilali është babai i boksierit të arrestuar si pjesë e grupit të Bajrajve, Astmer Bilalit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha astrit bilali ibrahim bilali voltana ademi vrrasje e dy vellezerve ne shkoder artan hoxha astrit bilali ibrahim bilali voltana ademi vrrasje e dy vellezerve ne shkoder

Sondazh

Poll