Sport

Robben “harron” tripletën me Heynckes: Më i miri në botë është Guardiola

27 Maj 2020, 14:15 Nga DOSJA
Robben “harron” tripletën me Heynckes: Më i miri në

Sipas legjendës Arjen Robben, trajneri më i mirë i imagjinueshëm është Pep Guardiola. Holandezi ka patur fatin të punojë me të te Bayern për tre sezone.

“Pep është trajneri më i mirë që kam patur në karrierën time. Jam një fans i tij. Më pëlqen të sulmoj në futboll dhe Pep është një mjeshtër në këtë aspekt”, ka deklaruar Robben.

“Mendoj se është për të ardhur keq që nuk kemi arritur të fitojmë Champions League me të, por dëmtimet dhe vendimet e arbitrave na kanë penalizuar. Isha 30 vjeç kur ai drejtonte Bayernin dhe nuk mendoja se mund të përmirësohesha akoma. Falë tij kam mësuar ta lexoj lojën akoma më mirë. Ai është trajneri më i mirë në botë”, ka shtuar Robben.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern guardiola robben bayern guardiola robben

Sondazh

Poll