Sport

Rrëfimi i yllit anglez: Van Persie më shkatërroi karrierën me vendimin e tij

27 Maj 2020, 14:10 Nga DOSJA
Rrëfimi i yllit anglez: Van Persie më shkatërroi karrierën

Jack Wilshere sot luan te West Ham, por zemra i rreh ende për Arsenalin. Mesfushori së fundi ka ka folur për vitet e kaluar me fanellën e Topçinjve dhe ka kujtuar me keqardhje atë skuadër që mund të kishte fituar titullin, nëse nuk do të shiste yjet.

Ai ka folur sidomos për momentin e lamtumirës së Robin van Persie, i transferuar te Manchester United në vitin 2012.

“Isha i shkatërruar nga lamtumira e tij. Një sezon më parë, Robin kishte shënuar 30 gola. Ishte kapiteni ynë. Më dukej se do të luftonim për titullin. Por u transferua papritur dhe përforcoi një nga rivalët tanë kryesor. Ka qenë e vështirë për t’u pranuar”.

“Kam qenë tek Arsenalil kur Cesc Fabregas, Samir Nasri dhe lojtarë të tjerë fantastikë janë larguar. Nëse do t’i kishim mbajtur të gjithë ata lojtarë të mëdhenj, do të kishim fituar Premier League dhe kushedi se çfarë mund të kishte ndodhur më pas”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal van persie wilshere arsenal van persie wilshere

Sondazh

Poll