Sport

Edhe Champions League ndryshon format, takime direkte në çerekfinale dhe “Final Four” në Stamboll

27 Maj 2020, 11:10 Nga DOSJA
Edhe Champions League ndryshon format, takime direkte në çerekfinale

NYON-Champions League do të përballet me një revolucion të pashmangshëm në mënyrë që të përfundojë sezonin që është ndërprerë pas ndeshjeve të para të 1/8-ave. Nga takimi i UEFA me Shoqatën e Klubeve Europiane, u dakordësua për një formulë të re të zhvillimit të ndeshjeve të mbetura, ndryshim ky që do t’i takojë vetëm këtij sezoni për shkak të emergjencës dhe situatës së krijuar nga koronavirusi.

Sipas kësaj hipoteze, në datat 7 dhe 8 gusht do të luhen takimet e kthimit 1/8-ave ku kanë mbetur për t’u caktuar skuadrat që do të kualifikohen nga çiftet Juventus-Lyon, Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Chelsea.Një javë më pas, më 13 dhe 14 gusht do të luhen ndeshjet çerekfinale, por si asnjëherë më parë, ato do të zhvillohen me një sfidë direkte dhe në fushë neutrale. Këtu skuadrat e kualifikuara do t’i bashkohen Atalantës, Leipzig, PSG dhe Atletico Madrid të cilat e kanë prerë aktualisht biletën.

Sa i përket fazës finale të Champions League, ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja do të zhvillohen të gjitha në Stamboll sipas modelit “Final Four” të basketbollit. Një format i ri që do të futet në histori, por për UEFA-n është e vetmja mënyrë për të shpëtuar sezonin.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league shoqata e klubeve europiane champions league shoqata e klubeve europiane

Sondazh

Poll