Sport

Zhgënjeu me Shqipërinë, Panucci drejt një aventure me klubin që ka prerë biletën për në Europa League

27 Maj 2020, 09:55 Nga DOSJA
Zhgënjeu me Shqipërinë, Panucci drejt një aventure me klubin

BELGJIKË-Christian Panucci mund të “ringjallet” dhe këtë mund ta filloj nga Standard Liege, ku luajnë shumë ish-lojtarë të Serie A: klubi belg do të marrë pjesë në raundin kualifikues të Europa League.

Pas aventurës së fundit në stolin e Shqipërisë, pas më shumë se një viti mungesë, Christian Panucci mund të kthehet në stolin e një klubi në rolin e trajnerit. Standard Liege po bën gjithçka për ta sjellë në Belgjikë ish-lojtarin e Milanit, Romës dhe Real Madridit.

Sipas asaj që raporton ‘Corriere dello Sport ’, Standard Liège vlerëson profilin dhe personalitetin e fortë të Panuccit, i cili në fakt zhgënjeu në aventurën e tij të fundit, pas humbjes në shtëpi në kualifikueset e Euro 2020.

Në kurikulumin e tij Panucci ka drejtuar Livornon në Serinë B dhe aventurën e shkurtën te Ternana. Ndërkohë kujtojmë se kampionati në Belgjikë u pezullua përfundimisht, ndërsa ekipi që mund të drejtohet nga tekniku Italian e mbylli në vendin e 5-të, i cili i mundëson një biletë për në kualifikueset e Europa League.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport christian panucci standard liege christian panucci standard liege

Sondazh

Poll