Aktualitet

“Shkon me kunatin” dënohet shqiptari që kanosi dhe përndoqi gruan nga xhelozia

30 Mars 2019, 11:43 Nga DOSJA
“Shkon me kunatin” dënohet shqiptari që kanosi dhe

ITALI- Një shqiptar në Itali është bërë objekt i mediave, pasi kishte kërcënuar gruan e tij, përndjekur dhe e kishte kanosur atë. Pas të gjitha tmerreve që kishte përjetuar gruaja e kishte denoncuar bashkëshoritn e saj në Polici.

Mediat italine shkruajnë se shqiptari ishte shumë xheloz dhe ishte dënuar me dy vite burgim, në përfundim të hetimeve. Ajo ka treguar përpara hetuesve se kishte jetuar për shumë kohë në makth pasi përndiqej nga burri i saj për divorc.  Ai e akuzon për tradhti, me së paku 4 persona, mes të cilëve edhe me kunatin. Ndërkohë që gruaja i ka mohuar të gjitha, madje ka treguar se burrat e tjerë për të cilët akuzohet as i njeh fare.

“K**vë e keqe, e bën edhe me kunatin tënd”, është një nga mesazhet që gruaja ka treguar gjatë denoncimit të saj në Polici. Shqiptari që përndite gruan ka kanosur dhe motrën e saj duke i thënë se “Unë mund të bëj 10 vjet burg, por ti nuk ke për të qenë e askujt tjetër”.

Ai ka kërcënuar e do të vrasë edhe mikun e familjes, kunatin dhe gjithë dashnorët, që sipas tij ka pasur gruaja. Vetëm pak pas kësaj, kunatit i është djegur makina, dhe hetimet e lidhin me këtë kërcënim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perndjekja e gruas shqiptari ne itali xhelozia per gruan perndjekja e gruas shqiptari ne itali xhelozia per gruan

Sondazh

Poll