Aktualitet

Del fotoja/ Njëri nga vëllezërit e vrarë në Shkodër krah Bashës, Hoxha: Brahim Bilali i paskeduar nga policia

30 Mars 2019, 11:53 Nga DOSJA

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një foto ku njëri nga viktimat e ngjarjes në Shkodër, Brahim Bilali shihet krah kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Hoxha komentoi ngjarjen e Shkodrës dhe tha se Brahim Bilali ishte i paskeduar nga Policia e Shtetit.

Situata e rëndë s’ka gjasa të qetësohet. Policia e paaftë për të parandaluar këtë serial vrasjesh. Mund të ndodhë në ’97-ën por jo sot. Paralajmërohet në media, ndodh dhe pasi ndodh edhe asgjë, vetëm në Shqipëri. Vetëm të shohësh mesazhet që i ndjeri ka dërguar zbulon një seri ngjarjesh që kanë ndodhur. Ka prova, video dhe regjistrime. Drejtuesit e policisë të japin dorëheqjen. Në pamundësi që t’i të përmbushësh objektivat, më mirë largohu. Ngjarja e sotme s’ka lidhje me përditshmërinë. Dy vëllezërit Bilali, njihen, Brahimi është themelues i PD në këtë qytet. Është njeri që ka aktivitet edhe ka qenë përkrah liderit të PD, Lulzim Basha. S’më rezulton askund i implikuar. Banesa e Bilalëve është në Kiras. Të gjithë e dimë kush e kontrollon lagjen Kiras

Ditën e sotme, në qytetin e Shkodrës janë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi 2 vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali. Ngjarja dyshohet se ka si motiv hakmarrjen, pasi Astrit Bilali është babai i boksierit të arrestuar si pjesë e grupit të Bajrajve, Astmer Bilalit.

(F.g.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha vellezerit bilali vrasjet ne shkoder artan hoxha vellezerit bilali vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll