Sport

FOTO/Messi “frikëson” ndjekësit në Instagram, argjentinasi u “zhduk” për disa minuta, rrjeti social nis hetimet

26 Maj 2020, 21:07 Nga DOSJA

SPANJË-Të gjithë fansat e Messit u frikësuan në një moment, futbollistit të Barcelonës i ndodhi diçka e pazakontë në rrjetin e tij social, Instagram. Për afro 40 minuta, pas orës 01:00 të mëngjesit, llogaria e argjentinasit në rrjetin social u shfaq bosh. Asnjë mesazh, asnjë numër ndjekësish.

Ndjekësit shpejt pyetën se çfarë po ndodhte dhe filluan të shpërndajnë fotografinë e rrjetit social të Messit. Pas atyre 40 minutave, Instagrami zgjidhi incidentin teknik dhe llogaria e Messit u kthye. Tani, rrjeti social ka inicuar një hetim për të parë se çfarë ka ndodhur, pasi nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Siç pritej, disa përdorues kanë shfrytëzuar rastin të argëtohen me “meme”, duke bërë shaka me mundësinë që Cristiano Ronaldo, Florentino Pérez ose José Mourinho qëndrojnë pas kësaj rënieje të përkohshme të llogarisë së Messit në Instagram.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollisti argjentinas leo messi futbollisti argjentinas leo messi

Sondazh

Poll