Sport

I ngul thikën gjatë sherrit, boksieri turk i merr jetën të fejuarës

26 Maj 2020, 17:22 Nga DOSJA

TURQI-Boksieri turk Selim Ahmet Kemaloglu u arrestua ditën e dielë në qytetin Muglu, në provincën jugperëndimore të Turqisë. Boksieri ka goditur për vdekje partneren e tij me një thikë buke. Sipas njoftimeve të mediave lokale, 26-vjeçari ka thirrur ambulancën pasi vajza 25-vjeçare Zeynep Senpinar, u plagos rëndë në gjoks me thikë bukë pas një zënke.

Pas përleshjes, boksierit iu desh të mjekohej në spitalin e kërkimit dhe trajnimit të Universitetit Sitki Kocman përpara se të dërgohej në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Përveç plagës fatale në gjoks, sipas autopsisë në trupin e të dashurës, në fyt u gjetën prerje dhe shenja të tjera, të cilat tregojnë një përpjekje të mbytjes para plagës me thikë që rezultoi fatale. Turqia është përsëri në shok pasi disa javë më parë një futbollist rrëfeu se vrau djalin e tij më të vogël.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport selim ahmet kemaloglu zeynep senpinar selim ahmet kemaloglu zeynep senpinar

Sondazh

Poll