Sport

VIDEO/Dortmundi “tradhëtohet” nga portieri, Bayern i falet Kimmich dhe është pranë titullit kampion

26 Maj 2020, 20:29 Nga DOSJA
VIDEO/Dortmundi “tradhëtohet” nga portieri, Bayern i falet

GJERMANI-Bayerni i Mynihut praktikisht i ka vënë vulën titullit kampion të radhës duke kaluar pengesën më të vështirë që i kishte mbetur në javët deri në mbyllje të sezonit. Bavarezët kanë mundur në transfertë Borusia Dortmundin me shifrat 1-0 falë golit të Xhoshua Kimish në fundin e pjesës së pare të ndeshjes.

Pritej një ndeshje spektakolare dhe shumë e luftuar, por në fakt nuk ka qene edhe aq e ekuilibruar, pasi Bajern Mynih vendosi diktatin që në minutat e para duke kontrolluar plotësisht lojën. Sulmi i vendasve e kishte të vështirë të gjente hapësira për të rrezikuar, ndërsa nga ana tjetër, Burki u desh të bënte disa ndërhyrje për të shpëtuar portën e tij nga kërcënimet e miqve. Megjithatë, heshtja në stadium u thye nga një gol në fundin e pjesës së parë dhe ata që festuan me meritë ishin miqtë. Kimish realizoi një gol të shkëlqyer me një gjuajtje në hyrje të zonës duke kaluar topin mbi Burkin dhe duke e çuar në rrjetë.

 

Pritej reagimi i vendasve por ai ishte shumë i vakët, pa krijuar shumë rrezikshmëri para portës së Nojer, ndërsa nga ana tjetër Levandovski u përpoq në çdo mënyrë që të vazhdonte serinë e golave. Por rrjetat nuk u tundën më dhe Bajerni ia doli të merrte fitoren e radhës dhe të shkëputej tashmë me 7 pikë nga Borusia e cila duhet të dorëzohet në luftën për titullin kampion

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich borussia dortmund bundesliga bayern munich borussia dortmund bundesliga

Sondazh

Poll