Shisnin kokainë e kanabis, arrestohen 2 persona në Baldushk, Policia: Kishim informacione nga burime konfidenciale
27 Maj 2020, 14:13Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur sot një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se është finalizuar operacioni “Baldushku”, dhe është sekuestruar, një dozë kokainë, 1.1 kilogram kanabis si dhe bimë kanabisi të sapo kultivuara.
Në pranga kanë rënë dy persona, B. Z., 22 vjeç dhe F. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Efektivët kishin siguruar informacione nga burime të ndryshme konfidenciale se F. A. merrej me tregtimin e lëndës narkotike cannabis sativa dhe kokainës.
NJOFTIMI I PLOTË
Finalizohet operacioni policor i koduar “Baldushku”. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Vihen në pranga dy shtetas. Sekuestrohen doza me kokainë, 1.1 kilogramë kanabis e ndarë në doza dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara kanabis. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Baldushku”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. Z., 22 vjeç dhe F. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga ana e punonjësve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ishin siguruar informacione nga burime të ndryshme konfidenciale dhe të regjistruara në Policinë e Shtetit se shtetasi F. A. merrej me tregtimin e lëndës narkotike cannabis sativa dhe kokainës, në zonën e Njësisë Administrative Baldushk dhe zonave përreth saj. Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur Picallë, është konstatuar i ndaluar automjeti në posedim të shtetasit F. A., i cili ishte së bashku me shtetasin B. Z.
Nga kontrolli në automjet dhe në banesat e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 5 doza me kokainë dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara cannabis sativa. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe dy aparate celular, një peshore elektronike dhe automjeti në pronësi të shtetasit F. A. Materialet procedurale të do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit B. Z. dhe për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe ”Kultivim i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit F. A.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjeku pneumolog, Arjan Mezini, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në News 24, Mezini u shpreh se qytetarët duhet q...
TIRANË- Qeveria Shqiptare pak ditë më parë ka dorëzuar në Kuvend një nismë të re ligjore dhe kërkon që përgjimet ambientale të bëhen pa lejen e prokurorit....
TIRANË- Gazetarja Ilnisa Agolli ka folur sot për incidenin që pati gjatë xhirime të emisionit të fundit. E ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, Agolli ...
Bulqizë- Ariu dhe sorkadhja kanë zbritur në fshatin Zerqan të Bulqizës. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga JOQ, ariu dhe sorkadhja shfaqen mes pem...
Tiranë- I riu rom, i cili u dhunua dy ditë më parë nga Policia Bashkiake në Tiranë, është shprehur se efektivët e rrahën në sy të gruas shtatzënë. Ai tha se pol...
Tiranë- Ata që banojnë në Tiranë kishin të ardhura për frymë më të lartat në vitin 2018, ndërsa Kukësi vijon të jetë rajoni më i varfër i Shqipërisë, sipas të d...
TIRANË– Ditën e sotme në vend janë shënuar 21 raste të reja me koronavirus. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se në 24 orët e fundit, 7 prej të infektuarve ...
MAT– Disa ditë pasi Dosja.al ka denoncuar me video dhe fakte gërryerjen e shtratit të Lumit Mat, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, ka vepruar d...