Aktualitet

Vatra e infeksionit në QSUT, të infektuar me koronavirus 2 mjekë dhe 5 infermierë. Si u infektuan ‘bluzat e bardhaR

27 Maj 2020, 11:20 Nga DOSJA
Vatra e infeksionit në QSUT, të infektuar me koronavirus 2 mjekë

TIRANË– Ditën e sotme në vend janë shënuar 21 raste të reja me koronavirus. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se në 24 orët e fundit, 7 prej të infektuarve janë pjesë e ekipit shëndetësor në QSUT.

Gjithsej në QSUT janë bërë 22 tamponë pasi një infermiere rezultoi pozitive 2 ditë më parë. Mësohet se ajo ka infektuar 2 mjekë dhe 5 infermierë të tjerë.

Me rastet e reja të shënuara ditën e sotme, shkon në 1050 numri i të infektuarve me COVID-19. Ndërsa numri total i personave aktivë në Shqipëri ka shkuar në 205, ndërkohë janë shëruar 800 persona. Deri më tani 33 pacientë kanë humbur jetën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi qsut koronavirusi ne shqiperi qsut

Sondazh

Poll