Aktualitet

Liruan sa hap e mbyll sytë të riun që preku adoleshente, nis hetimi ndaj dy policëve, efektivët: Prokurori na tha ta merrni

27 Maj 2020, 13:58 Nga DOSJA
Liruan sa hap e mbyll sytë të riun që preku adoleshente, nis

TIRANË– Shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave ka nisur hetimin ndaj dy efektivëve të policisë, të cilët akuzohen se kanë reaguar me vonesë ndaj një personi që është dyshuar për krime seksuale.

Dosja.al mëson se dy policët akuzohen se nuk e kanë referuar siç duhet rastin ën fjalë, por e kanë regjistruar si kanosje. Ndërkohë që një burrë dhe vajza e tij 15-vjeçare pretenduan se një djalë 21 vjeç e ka ngacmuar seksualisht adoleshenten.

Por ky version rrëzohet sepse Dosja.al mëson se shtetasi O. N., u referua për hetim për akuzën e dhunës seksuale. Ajo ç’ka vështirëson dy efektivët është fakti se i riu pas ngjarjes është lejuar të shkojë në shtëpi.

Vetë dy oficerët e dyshuar deklarojnë se pasi kishin administruar kallzimin nga vajza dhe i ati, kishin marrë edhe mendimin e prokurorit. Dhe ky i fundit i kishte udhëzuar nëpërmjet telefonit që të riun ta pyesnin jo si person nën hetim por si person qe ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe se për këtë shkak e kanë lënë të lirë.

Ngjarja ndodhi më 20 mars të këtij viti, teksa adoleshnetja në kohë pandemie kishte dalë për vrap me të atin, dhe në vrap e sipër e ka lënë babain në një largësi rreth 250 metra.

Rrugën ia preu një motor, ku ndodhej 21 vjeçari, i cili zbriti nga motori dhe nisi të prekë vajzën. Në këtë moment, patrulla e Shqiponjave ka pikasur si të dyshimtë të riun, dhe ka zbritur.

Vajza iu ka rrëfyer “Shqiponjave” atë që ka ndodhur dhe menjëherë është bërë ndalimi. Efektivët e kanë dërguar O.N., në komisariatin 4., ku do të duhej të vijohej me procedurat. Por, sa hap e mbyll sytë, djali është liruar.

I ati i vajzës sapo ka mësuar se djali është liruar, është ankuar tek SHÇBA dhe rrjedhimisht ka nisur hetimi për efektivët. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngacmimi seksual policet nen hetim policia e tiranes ngacmimi seksual policet nen hetim policia e tiranes

Sondazh

Poll