Aktualitet

“Më goditën me grushta në sy të gruas shtatzënë”/ Flet i riu rom që u dhunua nga Policia Bashkiake: Efektivët pasi m

27 Maj 2020, 11:57 Nga DOSJA
“Më goditën me grushta në sy të gruas

Tiranë- I riu rom, i cili u dhunua dy ditë më parë nga Policia Bashkiake në Tiranë, është shprehur se efektivët e rrahën në sy të gruas shtatzënë. Ai tha se policët e kuptuan që ishin në gabim dhe në fund i kanë dhanë atij një 2 mijë lekëshe.

“Më morën me zor dhe më futën në makinën e policisë bashkiake. Unë insistoja të mos futesha në makinë pasi kisha dhe nusen me vete që ishte dhe shtatzënë. Ata më dhunuan dhe duke më tërhequr me zor për të më future në makinë. E panë që ishin gabim, më rrahën dhe më pas më dhanë një 2 mijë lekësh dhe u zhdukën. Unë vajta në komisariatin nr 6 dhe bëra kallëzim.”, shprehet i riu për Ora News.

Ishte Partia Demokratike ajo që denoncoi me video dhunën ndaj të riut që mbledh kanaçe.  Ndërkohë për këtë ngjarje, Avokati i Popullit ka nisur hetimet. Po kështu në komisariatin nr 6 është dorëzuar një kallzim penal drejtuar dy policëve të policisë bashkiake.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet i riu rom policia bashkiake dhunohet i riu rom policia bashkiake

Sondazh

Poll