Aktualitet

SPAK dhe Çela kundër nismës së qeverisë që lejon policinë të përgjojë pa lejen e prokurorit: Shkelet kushtetua, cënoh

27 Maj 2020, 13:40 Nga DOSJA
SPAK dhe Çela kundër nismës së qeverisë që lejon

TIRANË- Qeveria Shqiptare pak ditë më parë ka dorëzuar në Kuvend një nismë të re ligjore dhe kërkon që përgjimet ambientale të bëhen pa lejen e prokurorit. Kjo nismë ligjore është kundërshtuar nga opozita, strukturat e tjera ligj zbatuese, por dhe nga vetë deputetë të maxhorancës.

Nisma ligjore është kundërshtuar dhe nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe nga SPAK. Këto dy institucione janë shprehur se ndryshimet ligjore bien mesh me Kodin e Procedurës Penale dhe me Kushtetutën.

Këto dy institucioenve kanë dorëzuar në Kuvend dhe një dokument që është dorëzuar në Kuvend, në të cilin thuhet se përfshirja në këtë komitet e prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të prokurorisë së posaçme është në kundërshtim me kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi. “Prokurori i përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK janë funksione të parashikuara në kushtetutë, si të pavarur nga ekzekutive“, vijon dokumenti.

Por çfarë parashikohet në propozimet e qeverisë? Nëse këto ndryshime miratohen, Policia do ketë dorë të lirë në përgjime dhe Prokuoria del jashtë loje. Sipas shumë ekspertëve, këto amendime në ligjin e Policisë së Shtetit kërcënojnë të drejtat e njeriut në Shqipëri.

Nisma ligjore i jep kompetencë policisë, pa marrë leje tek prokuroria, të përgjojë bisedat e personave në ambiente publike, në mjete të transportit publik si dhe bisedat telefonike.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ligji per policine e shtetit olsian cela pergjimet e policise spak ligji per policine e shtetit olsian cela pergjimet e policise spak

Sondazh

Poll