Aktualitet

Shkatërrimi i Lumit Mat nga Salillari dhe Kola, IKMT procedon penalisht dy punëtorë, gjoba e majme me 2 mln lekë për shkelj

27 Maj 2020, 11:06 Nga DOSJA
Shkatërrimi i Lumit Mat nga Salillari dhe Kola, IKMT procedon penalisht dy

MAT– Disa ditë pasi Dosja.al ka denoncuar me video dhe fakte gërryerjen e shtratit të Lumit Mat, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, ka vepruar duke proceduar penalisht dy persona. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, IKMT ka gjetur duke gërryer dhe marrë zhavorrin nga shtrati i Lumit, L. M., 51 vjeç, banues në Lezhë, dhe B. A., 55 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Gjithashtu, IKMT njofton se të dy personave të gjetur në vendngjarje iu është vendosur një gjobë prej 2 milionë lekë të reja. Eskavatorët e gjetur në shtratin e Lumit, janë bllokuar nga Policia e Shtetit dhe IKMT.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore. Operacioni nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me IKMT-në. Kontrolle të imtësishme përgjatë shtratit të lumit Mat. Kapen nga Policia duke gërryer shtratin e lumit dhe duke marrë zhavorrin, procedohen penalisht 2 shtetas. Gjithashtu këta shtetas gjobiten IKMT-ja, me masë administrative 2 milionë lekë të reja secili. Bllokohen mjete të rënda ekskavatorë që shërbenin për të gërryer shtratin e lumit Mat. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë vijuar kontrollin përgjatë shtratit të lumit Mat, bazuar edhe në informacionet e marra për disa persona që gërryenin shtratin e lumit, duke marrë zhavorr në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i kontrollit u kap në flagrancë dhe u procedua penalisht shtetasi L. M., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi në Fushë Milot, Kurbin, në shtratin e lumit Mat, u kap duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr. Po gjatë kontrollit u kap dhe u procedua penalisht shtetasi B. A., 55 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi në Fushë Milot, Kurbin, në shtratin e lumit Mat, u kap duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr. Nga ana e IKMT-së, të dy këta shtetas janë gjobitur me masë administrative 2 milionë lekë të reja secili. Kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave.

Por çfarë ka ndodhur përgjatë ditëve të fundit në shtratin e Lumit Mat?

Dosja.al ka raportuar prej disa ditësh masakrën ekologjike që po ndodh në shtratin e Lumit Mat, në shtratin e të cilit, kompania “Salillari” po kryente punime pa kriter. Kamionët dhe eksavatorët e kompanisë Salillari, çdo ditë, gërryejnë shtratin e këtij lumi për të marrë rërë dhe zhavorr. Kjo ka bërë që rrjedha e tij të devijohet, duke shkaktuar edhe eriozion në tokat bujqësore të banorëve të kësaj zone. Por, i përfshirë në këtë masakër nuk është vetëm biznesmeni i bekuar me puthje nga Rama, por edhe Ndue Kola, ish-deputet i Partisë Socialiste.

Kanë qenë rreth 15 skrepa të firmës “A.N.K.” dhe firmës “Bardhi Konstruksion”, që kanë shqyer 22 kilometër shtrat të lumit Mat, në 6 zona me 12 qendra nxjerrje zhavorr e rërë.” Të papajisur me leje shfrytëzimi e as me leje mjedisore, Salillari dhe Kola ndanë në dy pjesë zonën e veprimit dhe të abuzimit me pasurinë e përbashkët të shqiptarëve

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt gjobe per matin lumi mat ndue kola salillari ikmt gjobe per matin lumi mat ndue kola salillari

Sondazh

Poll