Aktualitet

Krimi makabër në Britani/ Vrau 7-vjeçaren me thikë, shqiptarja del në gjyq

27 Maj 2020, 11:28 Nga DOSJA
Krimi makabër në Britani/ Vrau 7-vjeçaren me thikë,

BRITANI E  MADHE- Eltiona Skana, 30-vjeçarja shqiptare në Britaninë e Madhe akuzohet  për vrasjen e një vajze 7-vjeçare. BBC shkruan se krimi ka ndodhur në  një park në Bolton të Anglisë, por së fundmi ajo ka dalë në gjyq përmes një videoje  nga një spital psikiatrik i sigurisë së lartë.

Shqiptarja e goditi me thikë 7-vjeçaren, Emily Jones  para të atit të saj ndërkohë që ajo po luante në Queen’s Park, Bolton më 22 mars të 2020 në Ditën e Nënave.

Mediat e huaja raportojnë se vogëlushja i kaloi pranë, në një stol ku 30-vjeçarja shqiptare po qëndronte, e në këtë moment ndodhi sulmi që rezultoi fatal për Jones, mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

30-vjeçarja shqiptarja u arrestua në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza ndërroi jetë pak më vonë. Sipas mediave të huaja mësohet se sulmi ishte i paprovokuar dhe babai i vajzës së vogël ishte dëshmitar. Tashmë ajo po mbahet në paraburgim ndërkohë që ka rezultuar se ka probleme me shëndetin mendor, ndërsa gjyqi vijon ende.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eltiona skana emily jones eltiona skana emily jones

Sondazh

Poll