Aktualitet

U sulmua nga qeni gjatë xhirimeve, gazetarja Agolli tregon çfarë ndodhi: Doja ta përqafoja, u trondita. E frenoi menjëherë

27 Maj 2020, 13:19 Nga DOSJA
U sulmua nga qeni gjatë xhirimeve, gazetarja Agolli tregon

TIRANË- Gazetarja Ilnisa Agolli ka folur sot për incidenin që pati gjatë xhirime të emisionit të fundit. E ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, Agolli tregoi se si u sulmua nga qeni në Lurë.

Moderatorja e “Fshatrave të Shqipërisë”, tha se qeni i quajtur Terri e sulmoi teksa ajo tentoi ta përqafonte.

Para se ne të nisnim xhirimet, unë doja të bëja një provë dhe ajo ishte me Terrin. Ne atë e morëm për të shkuar në Lurë. Shtatë liqenet akullajnore atje ku ne do të kalonim natën janë shumë të vështira dhe duhet ndihma e Territ. Qeni është një kafshë e egër por ka një ndjesi. Ne kaluam natën jashtë, por që ai momenti ishte një moment që mua më tronditi. Reagoi i zoti, e frenoi menjëherë, më duket se më trembi në fakt, nuk dëshironte të më kafshonte. Nuk kam asnjë plagë. Nuk kam fjetur fare atë mbrëmje, sepse kur je për xhirime e ke kohën e kufizuar”, tha Agolli.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fshatrat e shqipërisë ilnisa agolli fshatrat e shqipërisë ilnisa agolli

Sondazh

Poll