AktualitetFactcheck

SHÇBA arreston manjakun seksual në Tiranë, 21-vjeçari preku pa dëshirë të miturën, u lirua nga Komisiariati 4 pa i hyrë ‘gjemb në këmbë’ (NGJARJA)

SHÇBA arreston 21-vjeçarin që ngacmoi seksualisht të miturën në Tiranë. Oficerët e komisariatit nr.4 ndryshuan veprën penale nga ‘ngacmim seksual’ në ‘kanosje’, duke lënë të lirë të riun. Ngacmimi seksual ndodhi teksa vajza kishte dalë për vrap me të atin. U shpëtua nga efektivët e “Shqiponjave” që kishin dalë për patrullim në Fushë-Farkë.
Featured image of article: SHÇBA arreston manjakun seksual në Tiranë, 21-vjeçari preku pa dëshirë të miturën, u lirua nga Komisiariati 4 pa i hyrë ‘gjemb në këmbë’ (NGJARJA) Foto ilustruese

TIRANE– Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar dje në kryeqytetit 21-vjeçarin me inicialet O.N., pas një ngacmimi seksual ndaj një vajze të mitur. Ngjarja, në dukje e zakonshme, ngre pikëpyetje për metodën sesi trajtohen denoncimet nga Komisariatet e Policisë, si hallka e parë që duhet t’ju japë zgjidhje qytetarëve.  Ngacmimi seksual ndaj të miturës ka ndodhur më pasditen e 16 marsit, dhe rastësia që në zonën e Fushë-Farkës ka kaluar një nga patrullat ‘Shqiponja’ i ka dhënë tjetër rrjedhë historisë. 15-vjeçarja ka dalë me të atin për vrap, dhe në vrap e sipër e ka lënë babain në një largësi rreth 250 metra.

Rrugën ia ka prerë një motor, ku ndodhej ‘pretendenti’. Djali, tashmë i prangosur, 21 vjeç, ka zbritur nga motori dhe ka nisur të prekë vajzën. Në këtë moment, patrulla e Shqiponjave ka pikasur si të dyshimtë të riun, dhe ka zbritur.

Vajza iu ka rrëfyer “Shqiponjave” atë që ka ndodhur dhe menjëherë është bërë ndalimi. Efektivët e kanë dërguar O.N., në komisariatin 4., ku do të duhej të vijohej me procedurat. E këtu vjen habia! Sa hap e mbyll sytë, djali është liruar. I ati i vajzës sapo ka mësuar se djali është liruar, është ankuar tek SHÇBA.

Pas verifikimeve, është zbuluar se oficerët e këtij komisariati nuk kanë kryer asnjë veprim për kallëzimin e të miturës, duke ndryshuar edhe veprën penale, nga “ngacmim seksual ndaj të miturës”, që dënohet me burg në “kanosje”, ku i arrestuari tashmë nga SHÇBA, për ngacmimin e të miturës mund të shpëtonte me një gjobë. SHÇBA ka arrestuar të riun, si dhe ka nisur hetimet për oficerët e Komisariatit nr.4 bashkë me zinxhirin komandues të këtij Komisariati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Manjakët në Tiranë, shqetësimi serioz për të gjithë që lëvizin në hapësirat publike

Manjakët seksualë janë rritur në Shqipëri, duke u kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët. Për ta, nuk përbën asnjë problem kryerja e veprimeve të turpshme edhe në ambientet publike, ku mund të shihen nga shumë qytetarë, përfshi edhe fëmijët. Raste të shumta denoncohen nëpër rrjetet sociale, nëpër urbanë, shëtitore, tek Liqeni apo parqe fëmijësh. I fundit që u bë publik është rasti i shtatorit 2019, ku një ku një manjak seksual i fiksuar pas katër vajzave që qëndronin me qira, i përndiqte dhe masturbohej përballë derës së apartamentit të tyre në Tiranë.

(F.G/DOSJA.AL)

Shto Koment