Aktualitet

Mirditë/ Punonjësi i bashkisë i thyen telefonin qytetarit. Lindita Nikolla zbut ‘gjakrat’: Qetësohu zemër! (VD)

30 Mars 2019, 11:32 Nga DOSJA
Mirditë/ Punonjësi i bashkisë i thyen telefonin qytetarit.

MIRDITË- Një debat që ka degraduar në shtyrje dhe përplasje mes banorëve dhe punonjësve të Bashkisë në Mirditë, ka ndodhur pak para vizitës së ministres Belinda Balluku dje në këtë zonë.

Drejtori i Rrugëve në Bashkinë Mirditë, i ka thyer telefonin njërit prej banorëve, i cili po filmonte momentin kur kryebashkiaku Ndrec Deda po thoshte pse HEC-i duhet të ndërtohej në këtë zonë.

Siç shihet edhe në video, një prej punonjësve të Bashkisë që ai drejton i ka thyer telefonin një prej qytetarëve, çka shkaktuar jo pak tension mes palëve.

Në ato momente ka ndërhyrë dhe ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila është njëherësh dhe deputete në qarkun e Lezhës. Ajo ka kapur prej krahu dhe është munduar që të qetësojë banorin me fjalët ‘’qetësohu zemër”, po kjo e ka irrituar edhe më shumë qytetarin.

Tensionet në këtë zonë kanë ndodhur ditën e djeshme pas debatit për ndërtimin e HEC-eve në Urakë. Banorët kanë fituar betejën e tyre përkohësisht, pasi qeveria ka vendosur të pezullojë ndërtimin e HEC-it në këtë zonë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hecet ne urake lindita nikolla perplasje ne mirdite sherr mes banoreve hecet ne urake lindita nikolla perplasje ne mirdite sherr mes banoreve

Sondazh

Poll