Aktualitet

Pas ankesës së banorëve, anulohet vendimi për ndërtimin e 2 HEC-eve në Kurbnesh

30 Mars 2019, 11:02 Nga DOSJA
Pas ankesës së banorëve, anulohet vendimi për ndërtimin

TIRANË– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur anulimin e ndërtimit të dy HEC-eve të parashikuara për t’u ngritur në lumin Urakë, në zonën e Kurbneshit.

Vendimin u bë i ditur nga vetë ministrja Belinda Balluku, gjatë një dëgjesë e publike që zhvilloi me banorët e kësaj zone.

Balluku tha se, qeveria është e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe se tashmë kanë nisur procedurat për prishjen e kontratave për ndërtimin e dy HEC-eve. Ministrja theksoi se zona në fjalë është një zonë e mbrojtur dhe në të nuk do të lejohet asnjë ndërtim.

“Qeveria është shumë e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe duke qenë se kjo zonë është shpallur një zonë e mbrojtur, këtu nuk do të lejohet ndërtimi i këtyre dy HEC-eve. Kjo është një zonë e mbrojtur, kështu që dhe në të ardhmen ju nuk do keni problematika të tjera. Ne e nxisim zhvillimin e ekonomisë, i mbështesim investitorët, por asnjëherë kur këto investime bien në kundërshtim me kërkesat, apo me të mirën e komunitetit”, u shpreh Balluku.

Duke ju përgjigjur shqetësimit të banorëve për projektet e tjera të HEC-eve që janë projektuar në lumin Urakë, ministrja Balluku u shpreh se zonat e mbrojtura do ruheshin nga qeveria shqiptare, por dhe nga banorët.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku hec-et e urakës ministria e infrastruktures dhe energjise belinda balluku hec-et e urakës ministria e infrastruktures dhe energjise

Sondazh

Poll