Aktualitet

“O sot, o kurrë, të mbrojmë identitetin kombëtar”, Budina nga takimi i AMT në Burrel: Ka një lëvizje të madhe anti-s

26 Maj 2020, 16:07 Nga DOSJA
“O sot, o kurrë, të mbrojmë identitetin

TIRANË- Aleanca për Mbrotjen e Teatrit është ndalur sot në Burrel dhe ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të firmosur peticionin që kërkon rindërtimin e Teatit Kombëtar siç ishte më parë.

Në një tubim të mbajtur në qendër të qytetit, një prej drejtuesve të Aleancës, regjisori Edmond Budina u shpreh se ka një lëvizje të madhe anti-shqiptare që ka punuar dhe punon për të keqen e Shqipërisë por ai bën thirrje që o sot, o kurrë të mbrohet identiteti kulturor.

Një pushtet që i varfëroi njerëzit, dhe kulmi ishte Teatri. Ashtu si në natën e famshëm të kristaleve hynë me automatikë të përzënë artistët që kishin prej 2 vitesh që protestonin në mënyrë paqësore. Rama vijon të gënjejë. Ne e pushtuam Teatrin vetëm në 24 korrik, dhe e çliruam në fakt, se deshin ta vidhnin, dhe e vodhën. Varrosën gjithë vlerat që kishin brenda. Në krye të Teatrit Kombëtar kishim vendosur flamurin kombëtar, ata nuk pyetën as për të. Ta hiqnin atë dhe ta shembnin, si turqit në kohën e Skënderbeut edhe këta shkelin flamurin kombëtar.

Nuk e di nëse dëgjuar dje Presidentin Meta, por e kuptoni se ka një lëvizje të madhe anti-shqiptare, anti-kombëtare. O sot, o kurrë, të mbrojmë identitetin kombëtar që armiqtë e Shqipërisë kanë punuar për të keqen. Bëhuni të gjithë bashkë për ta shporrur këtë klikë uzurbatore”, tha Budina.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej shembjes së godinës ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë, po ashtu ka zhvilluar takime në Durrës, Shkodër e Kukës. Me këto takime synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte, por rindërtimit është një premtim dhe i Lulzim Bashës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit amt takim në burrel shembet teatri kombetar aleanca per mbrojtjen e teatrit amt takim në burrel shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll