Aktualitet

AKU 484 inspektime në 24 orët e fundit, 2 biznese gjobiten se nuk kanë respektuar masat kundër COVID-19

26 Maj 2020, 15:55 Nga DOSJA
AKU 484 inspektime në 24 orët e fundit, 2 biznese gjobiten se nuk

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar sot 484 inspektime në subjektive. Sipas një njoftimi për mediat bëjnë me dije se janë vendosur 2 masa administrative për mungesën e zbatimit të masave kundër COVID-19. Gjithashti bazuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 28 mostra për analizim në të gjithë vendin, kryesisht mostra për monitorimin e qumështit dhe mbetjet pesticide.

“AKU kryen 484 inspektime dhe monitorime gjatë ditës së sotme. Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar ditën e sotme me inspektimet për garantimin për sigurinë ushqimore si dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19. Gjatë inspektimeve janë vendosur 2 masa administrative për mungesë të implementimit të sistemit të vetkontrollit (HACCP) dhe etiketim të produktit në kundërshtim me kërkesat ligjore, si dhe janë këshilluar dhe orientuar disa subjekte të tjera për zbatimin e përpiktë të Protokollit të Sigurisë kundër përhapjes së Covid-19

Bazuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 28 mostra për analizim në të gjithë vendin, kryesisht mostra për monitorimin e qumështit dhe mbetjet pesticide. AKU është e pranishme çdo ditë në të gjithë territorin për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve”, shkruan AKU.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aku inspektime ne terren masat kunder covid 19 aku inspektime ne terren masat kunder covid 19

Sondazh

Poll