Aktualitet

Silva Bino: Edhe të rinjtë të rrezikuar nga Covid-19, është koha të jeni të përgjegjshëm

26 Maj 2020, 14:15 Nga DOSJA
Silva Bino: Edhe të rinjtë të rrezikuar nga Covid-19,

TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se edhe të rinjtë janë të rrezikuar nga COVID19, prandaj duhet të kenë kujdes.

Në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme nga Komitetit Teknik i Ekspertëve, Bino tha transmetueshmëria e sëmundjes vazhdon të mbetet e lartë, pavarësisht se në vendin tonë nuk kemi qarkullim të dendur.

Tirana vazhdon të mbetet një zonë e cila jo vetëm ka raste, por ka dhe transmetim në komunitete të ndryshme të popullatës. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Mendoj që është koha që të rinjtë duhet të jenë të përgjegjshëm, që e gjithë popullata duhet të jetë e përgjegjshme në mënyrë që të ruajë distancën dhe rregullat e higjienës,”- tha Bino.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 25 persona.  Harta është zgjeruar me 24 raste të reja në  Tiranë dhe 1 në Durrës.  Ndërkohë gjatë orëve të fundit ka humbur jetën një 69-vjeçar me iniciale S.K, i cili po merrte mjekim në spitalin Infektiv. Numri total i shëruarve ka shkuar në 803.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll