Aktualitet

VIDEO/ Testet në laboratorët privatë bëjnë kërdinë dhe uji “Lajthiza” teston punonjësit, Ministria e Shëndetësisë

26 Maj 2020, 14:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Testet në laboratorët privatë bëjnë

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë pak javë më parë ngriti shqetësimin për bërjen e testeve kundër COVID-19 në laboratorët privat. Pas disa informacioneve Prokuroria nisi një hetim dhe për Spitalin Amerikan (Hetim që nuk dihet se si ka vijuar), por sërish testet private vijuan.

Kompania e ujit “Lajthiza” në një postim në Facebook, ka bërë me dije se i gjithë stafi i saj ka kryer testin e COVID-19.  Kjo kompani shkruan se të gjithë punonjësit kanë dalë negativë.

Kompania “Lajthiza Invest” Sh.A vendosi që stafi i saj të kryej testin e Covid 19, përkatësishtë në ambientet e Magazinës Qëndrore në Tiranë, në Stabiliment në Lajthizë të Pukës dhe në Magazinën në Kosovë. Pas testimeve te kryera, të gjithë rezultuan negativë, që nga punëtorët e fabrikës, deri tek agjentët e shitjes.

Ky fakt tregon se i gjithë stafi i kompanisë Lajthiza ka zbatuar me përpikmëri rregullat e higjenës personale dhe distancimit social, sidomos agjentët e shitjes të cilët kanë qenë në lëvizje gjatë gjithë kohës në shpërndarjen e ujit. Kompania “Lajthiza Invest” sh.a tregon edhe njëherë seriozitetin, përkushtimin dhe përkujdesin ndaj personelit të saj, duke servirur në menyrën me higjenike ujin e ambalazhuar më cilësorë në treg, Ujin Premium ‘Lajthiza’”, shkruhet në njoftim.

Por a lejohet bërja e testeve kudnër COVID-19? Kompania shprehet se testet që kanë bërë punonjësit janë të certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit, por sipas ministrisë së Shëndetësisë, në Shqipëri nuk ka asnjë laborator dhe asnjë test tjetër të licensuar përveç atij që bëhet në laboratorin e ISHP.

Ministria për këtë rast nuk ka reaguar ende, as nga Prokuroria nuk ka asnjë reagim. Qytetarët duhet të qartësohet nga autoritetet: A janë shkelur rregullat dhe ligjet nga kompania “Lajthiza” me bërjen e testeve kundër COVID-19?

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e shendetesise testi i covid uji lajthiza ministria e shendetesise testi i covid uji lajthiza

Sondazh

Poll