Aktualitet

Pronari i call centerit ku shpërtheu koronavirusi është këshilltari i Olta Xhaçkës, biznesmeni Amant Josifi që u përfshi

26 Maj 2020, 15:54 Nga DOSJA
Pronari i call centerit ku shpërtheu koronavirusi është

TIRANË Dosja.al ka zbuluar se call centeri brenda të cilit u zbuluan 15 persona të infektuar me koronavirus është në emër të këshilltarit të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Bëhet fjalë për Amant Josifin, biznesnesmenin, i cili është vënë në fokus të investigimeve të mediave ndërkombëtare për një skandal financiar ndërkombëtar, përmes call-centerave.

“CTA Group”, call centeri që operon në zonën e Laprakës në Tiranë, është në pronësi të APA Liaison, kompani e cila është plotësisht në prani të Josifit.

Josifi është bërë lajm edhe më herët në lidhje me skandalin financiar ndërkombëtar, përsa u përket call-centerave që zotëron.

Një konsorcium me gazetarë nga media të njohura evropiane publikuan pak muaj më parë një investigim me titull: “Fabrika e Mashtrimit, kush qëndron pas telefonatave që iu ftojnë të investoni online”.

Në këtë histori u përmend edhe emri i Amant Josifit, për të cilin shkruhej se është ortak biznesi me vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama dhe këshilltar i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Shkrimi fliste për një skemë mashtruese gjigante, e cila i sjell kompanisë një xhiro prej 70 milionë dollarësh, sipas numrave të raportuar për punonjësit e Milton Group. Viktimave iu kushton të gjithë investimin dhe mes tyre kishte edhe shumë italianë.

Kjo kompani në Tiranë, drejtohet nga Josifi.

E ndërsa sot, kjo kompani është futur në një tjetër vorbull, atë të koronavirusit. Në këtë call-center ndodhen 15 të  infektuar. Në zyrat e tyre, kanë shkuar edhe inspektorët e Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amant josifi cta group koronavirusi ne shqiperi milton group olta xhacka amant josifi cta group koronavirusi ne shqiperi milton group olta xhacka

Sondazh

Poll