Aktualitet

Rrihte dhe kërcënonte për vite me radhë gruan dhe fëmijët, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Xhenova

26 Maj 2020, 14:19 Nga DOSJA
Rrihte dhe kërcënonte për vite me radhë gruan dhe

ITALI- Një shqiptar 50-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane me akuzën e dhunës ndaj gruas dhe djalit. Ka qenë gruaja në moshë 46 vjeçare, e cila ka njoftuar policinë në mesnatë, ndërkohë kjo e fundit së bashku me djalin janë larguar nga shtëpia.

Sipas mediave vendase çifti kanë 26 vite martesë, ku gjatë kësaj kohe gruaja dhe dy fëmijët janë torturuar dhe kërcënuar, ndërkohë gruaja në vitin 2015 ka denoncuar të shoqin me po të njëjtën akuzë.

Më pas burrit iu dha urdhër që të qëndronte larg familjes por ky i fundit pas disa kohësh ishte shtirur sikur kishte ndryshuar në sy të gruas e cila pranoi që të kthehej përsëri me të. Por mesa duket 50-vjeçari nuk e ka harruar zakonin.

Mediat bëjnë me dije se ai tashmë ndodhet në në burgun e Marassit.

Burimi:babboleo.it

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne itali xhenova shqiptari ne itali xhenova

Sondazh

Poll