Aktualitet

Epidemiologu kundër mbylljes së plazheve: S’ka asnjë studim që ndalon larjen në det, qytetarët duhet të ruajnë distanc

26 Maj 2020, 15:13 Nga DOSJA
Epidemiologu kundër mbylljes së plazheve: S’ka asnjë studim

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një intervistë për ABC News, Alimehmeti u shpreh se asnjë nga studimet e deritanishme nuk ka dhënë arsye që të mos frekuentohen plazhet.

Deti ka kripë, jod, temperaturë ideale. Ky virus nuk qëndron dot gjatë. Gjithashtu vitamina D e marrë përmes rrezeve të diellit rrit imunitetin, por edhe ul stresin. Të gjithë këto elementë të bëra bashkë janë të rëndësishme. Në temperaturë 24 gradë celsius fillon edhe shkatërrimi i këtij virusi”, u shpreh ai.

Më tej mjeku u shpreh se sa më afër të jenë njerëzit me njëri-tjetrin aq më i lartë është edhe rreziku i infektimin.

Nuk duhet të mendojmë se virusi mbaroi, por nëse shfaq sezonalitet atëherë duhet të lejojmë më shumë njerëz të preken në mënyrë beninje. Gjatë marsit kishim rreth 58% të rasteve aktive, ndërsa sot numri i rasteve aktive është 8.8%”, u shpreh Alimehmeti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapja e plazheve ilir alimehmeti masat lehtesuese hapja e plazheve ilir alimehmeti masat lehtesuese

Sondazh

Poll