Aktualitet

15 të infektuar/ ISHSH “zbarkon” tek “Call Center” në Laprakë, kontrolle brenda biznesit

26 Maj 2020, 11:37 Nga DOSJA
15 të infektuar/ ISHSH “zbarkon” tek “Call Center”

Tiranë- Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po zhvillon një kontroll në Call-Center-in “CTA Groups’ në Tiranë, në të cilin rezultuan të infektuar 15 punonjës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në godinën ku ndodhet ky biznes ka edhe call-center të tjerë, në të cilat po zhvillohet gjithashtu kontrolle. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ISHSH do të mbyllë Call-Center-in, ku rezultuan 15 të infektuarit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, punonjësit u infektuar nga një person, i cili rezultoi dy ditë më parë i prekur nga COVID-19.

 

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 25 persona.  Harta është zgjeruar me 24 raste të reja në  Tiranë dhe 1 në Durrës.  Ndërkohë gjatë orëve të fundit ka humbur jetën një 69-vjeçar me iniciale S.K, i cili po merrte mjekim në spitalin Infektiv. Numri total i shëruarve ka shkuar në 803.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 09:55

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se tashmë kurba e koronavirusi tështë në rënie në të gjithë botën dhe jo vet...