Aktualitet

Shembja e Teatrit/ Budina: Do rikthehemi në Tiranë me një protestë të fuqishme

26 Maj 2020, 10:45 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit/ Budina: Do rikthehemi në Tiranë me një

Tiranë- Artisti Robert Budina, i cili doli kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka deklaruar në emisionon “Ditari” në A2 CNN se së shpejti do të ketë një protestë të fuqishme në Tiranë.

 

“Kemi vizituar qytete të ndryshme, ka një ndërgjegjësim të qytetarëve, na kanë thënë se donin të vinin javën e kaluar, por rrugët që në mëngjes ishin të bllokuara.  Tashmë ata e kanë kapur mesazhin tonë, që rrëzimi i teatrit ishte edhe rrëzimi i shtetit të së drejtës, të artit, të qytetarisë. Po u kuptua ky mesazh, mund te jetë fillimi i një epoke të re. Po matim forcat, por do të jetë e fuqishme, diçka që mund ta realizojë vetëm kultura dhe një lëvizje qytetare. ”, shprehet ai.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pas shembjes  së godinës së Teatrit Kombëtar ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë dhe 2 në Durrës e 1 në Shkodër. Me këtë tur synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte. Rindërtimit është një premtim dhe i Lulzim Bashës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet robert budina shembet teatri kombetar robert budina shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 09:55

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se tashmë kurba e koronavirusi tështë në rënie në të gjithë botën dhe jo vet...