Aktualitet

Asnjë ekspert i trashëgimisë kulturore, zbardhet argumenti i grupit të punës që vendosi për shembjen e Teatrit Kombëtar

26 Maj 2020, 11:18 Nga DOSJA
Asnjë ekspert i trashëgimisë kulturore, zbardhet argumenti i

TIRANË -Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ka zbardhur memon e përgatitur nga grupi i ekspertëve në Ministrinë e Kulturës, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Argumenti kryesor i përdorur ishte mungesa e eurokodeve në ndërtimin e godinës së Teatrit. Sipas këtij argumenti, duhet të rrëzohet çdo ndërtesë historike në Shqipëri, përfshi ministritë apo korpusin universitar.

Reagimi

Ne vijim te denoncimit per ekspertizen e grupit te punes ne Ministrine e Kultures qe vendosi per shkaterrimin e Teatrit Kombetar, po ndajme me publikun Memon e pergatitur nga ky grup per te argumentuar kete krim ndaj trashegimise. Argumenti kryesor i perdorur nga “ekspertet” e trashegimise ishte mungesa e eurokodeve ne ndertimin e godines se Teatrit. Me kete logjike, duhet te rrezohet cdo ndertese historike ne Shqiperi, qe nga kompleksi i ministrive, korpusi universitar, akademia e arteve dhe cdo ndertese historike. Rrenimi i teatrit nga fadromat e policise ishte akti final i nje drame qe ka kohe qe ishte vene ne skenen e Ministrise se Kultures. Ministria e Kulturës urdheroi ngritjen e një grupi pune me 7 anëtarë. “Komisioni Pasticieri” do të vlerësonin propozimin si dhe do të përcaktonin hapat ligjorë që do të ndërmerreshin me zbatimin e projektit. Duhet kuptuar nga opinioni publik se ky Komision nuk kishte ne perberjen e tij asnje specialist te fushes, arkitekt, restaurator historian. Personi me i kualifikuar ne grup ishte nje ish-punonjese e ndermarrjes komunale Berat, nje specialit i cilesise se rakise, nje zonjushe violoniste, e cila kishte filluar punen ne Ministrine e Kultures qe ne 2005 pa mbaruar ende Universitetin dhe dy teknike, te cilet nuk i njeh njeri per ndonje pune te kryer ne dobi te Trashegimise Kulturore. Ne krye te Komisionit ishte nje pasticier i cili perpos hapjes se 3 pasticerive ne Durres ka ne CV e tij edhe nje kurs specializimi per kamarier ne Bari.

 

Ditën e djeshme, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, publikoi emrat e 7 ekspertëve të cilët vendosën për shembjen e Teatrit Kombëtar.  Kreu i Komisionit, Ledion Lako dhe as anëtarët e tjerë të komisionit, nuk kishin formimin e duhur për të gjykuar rendësinë e godinës së Teatrit nga ana historike dhe arkitekturore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet forumi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shembja e teatrit kombëtar forumi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 09:55

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se tashmë kurba e koronavirusi tështë në rënie në të gjithë botën dhe jo vet...