Aktualitet

Ekstradimi i Çelik dhe Simsek, OKB nis hetimet për qeverinë shqiptare, kërkon llogari…por ka vetëm heshtje

26 Maj 2020, 10:50 Nga DOSJA
Ekstradimi i Çelik dhe Simsek, OKB nis hetimet për qeverinë

TIRANË- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur hetimet lidhur me arrestimin e Selami Simsek dhe ekstradimin nga Shqipëria për në Turqi të Harun Çelik. Grupi i punës nga OKB ka kontaktuar me qeverinë shqiptare më 20 mars të këtij viti, por nuk ka marrë asnjë përgjigje veç heshtjes.

Selami Simsek, u arrestua në Rinas nga autoritetet shqiptare në korrik të viti të shkuar së bashku me mësuesin turk Harun Çelik, ky i fundit tashmë i deportuar nga Shqipëria. Njësoj si Çelik, edhe Simsek u kap me vizë false për të cilën tha se kishte paguar 5 mijë euro në Kosovë për ta marrë.

Simsek njihet si mbështetës i Fetullah Gylen, i akzuar si njeriu përgjegjës për grushtin e shtetit në Turqi. Ashtu si edhe mësuesi Çelik, edhe Simsek më 8 janar ka kërkuar azil në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij, tashmë i deportuar. Turku pretendon se në vendlindje i rrezikohet jeta për shkak të pikëpamjeve të tij dhe për këtë arsye nuk mund të kthehet. Gjatë kohës që ai ishte në burg para lirimit, nëpërmjet avokatit të tij i dërgoi një letër të gjatë Drejtorisë së Migracionit dhe Kufirit.

Në letrën e tij, Simsek kërkonte që të mos dëbohet në Turqi, por të fitojë të drejtën e azilit, pasi nëse kthehet në atdhe i rrezikohet jeta. Gylenisti turk kishte dërguar kërkesën për azil që në janar të këtij viti, mirëpo deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga autoritetet shqiptare.

Ekstradimi i Çelik nuk do të ishte rasti i parë për Shqipërinë, pasi në ditët e para të 2020, Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e mësuesit 41-vjeçar Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk ishte në kërkim ndërkombëtar. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet harun çelik okb organizata e kombeve të bashkuara selami simsek harun çelik okb organizata e kombeve të bashkuara selami simsek

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 09:55

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se tashmë kurba e koronavirusi tështë në rënie në të gjithë botën dhe jo vet...