Aktualitet

Kërkojnë pagën e luftës, 50 punonjës të transportit publik në Vlorë në protestë: Nuk dimë se kur do fillojmë punën

26 Maj 2020, 10:30 Nga DOSJA
Kërkojnë pagën e luftës, 50 punonjës të

Vlorë- 50 punonjës të transportit publik në Vlorë janë ngritur në protestë ditën e sotme, pasi kërkojnë pagën e luftës. Për mediet ata kanë deklaruar se që nga data 12 mars  puna e tyre është e mbyllur dhe deri më tani nuk kanë asnjë përgjigje në lidhje me fillimin e punës.

“Nuk kemi marrë asnjë pagë. Nuk kemi me çfarë të mbajmë familjen. Duam zgjidhje nga shteti”, janë shprehur ata.  Ndërkohë, ata shprehen se firma ku punojnë, u ka komunikuar se ka aplikuar për pagën e luftës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga tatimet.

 

Një tjetër protestë u zhvillua sot në qytetin e Durrësit. Banorët e një prej komplekse të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit kërkuan ndërtimin e banesave.  Për mediet ata kanë theksuar se  shtëpitë e tyre ende nuk janë shpallur të pabanuara dhe për këtë kërkojnë sqarime nga bashkia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne vlore shoferët në vlorë në protestë proteste ne vlore shoferët në vlorë në protestë

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 09:55

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se tashmë kurba e koronavirusi tështë në rënie në të gjithë botën dhe jo vet...