Aktualitet

Vendosi për fatin e emrave të njohur të drejtësisë, pezullimi i Luan Dacit ngrin 47 procese gjyqësore në KPA

26 Maj 2020, 10:27 Nga DOSJA
Vendosi për fatin e emrave të njohur të drejtësisë,

TIRANË- Gjykata e Posaçme la dy ditë më parë në fuqi pezullimin nga detyra për ish-gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Ky i fundit si pjesë e trupës së KPA, ka vendosur për fatin e shumë emrave të njohur, të cilët tashmë janë jashtë fushës së drejtësisë.

Në mesin e tyre janë edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, apo ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Gjithashtu 46 procese të tjera në KPA kanë ngrirë, deri në momentin që Gjykata e Posaçme e Apelit të vendosë për fatet e gjyqtarit. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur emrat e njerëzve të drejtësisë që janë gjykuar apo pritet të gjykohen nga Daci.

Lista e plotë e 38 vendimeve ku ka qenë pjesë e trupit gjykues Luan Daci:
Mirela Fana
Adriatik Llalla
Sulejman Tola
Fatos Lulo
Besim Trezhnjeva
Fatmir Hoxha
Altin Xhoxhaj
Edmond Islamaj
Bashkim Dedja
Luan Kaloçi
Gentian Trenova
Alma Brati
Astrit Faqolli
Antoneta Sevdari
Adriatik Cama
Rovena Gashi
Admir Thanza
Xhezair Zaganjori
Gani Dizdari
Bledar Abdullai
Elsion Sadiku
Artan Broci
Gentjan Medja
Nertina Kosova
Bujar Hoti
Artur Malaj
Valbona Bala
Ahmet Jangulli
Sotiraq Lubonja
Arben Dollapaj
Alma Liçaj
Ramadan Troci
Entela Prifti
Artur Ylli
Arben Selmani
Fatos Qato
Izet Kadana
Besnik Cani

Lista e plotë e 47 çështjeve që ngrijnë për shkak se Luan Daci është pjesë e këtyre proceseve gjyqësore:
Alma Kolgjeka
Agron Valva
Arben Zefi
Alfred Gjoni
Ana Gollosha
Genci Sinjari
Artan Bajrami
Donika Prela
Hysni Demiraj
Dritna Peka
Arqile Koça
Fatmir Lushi
Çlirim Shahini
Irma Balli
Edison Ademi
Dritan Seci
Albina Spaha
Ferdinand Elezi
Roland Jaupaj
Aleksandër Muskaj
Idriz Mulkurti
Evelina Qirjako
Eugen Beci
Shkëlzen Cena
Manjola Kajana
Enkelejdi Hajro
Kastriot Selita
Gurali Brahimllari
Arben Pasho
Ramiz Lala
Regleta Panajoti
Petrit Cano
Alfred Agolli
Artan Madani
Adrian Ylli
Elvin Gokaj
Ilir Mustafaj
Hysni Vata
Luan Hasnezi
Dhurata Haveri
Përparim Kulluri
Brunilda Malo
Astrit Haxhialushi
Arben Vrioni
Agim Bendo
Marjana Velçani

Ditën e sotme, Luan Daci ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e tij nga detyra . Më 20 maj, SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), pas disa muajsh hetime pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci.  Ai u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumenteve zyrtare ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luan daci pezullohet luan daci luan daci pezullohet luan daci

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 09:55

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se tashmë kurba e koronavirusi tështë në rënie në të gjithë botën dhe jo vet...