Aktualitet

150 euro për të hyrë në BE, pranga dy personave në Devoll, po transportonin klandestinë

26 Maj 2020, 10:47 Nga DOSJA
150 euro për të hyrë në BE, pranga dy personave në

DEVOLL- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Devollit pasi kundrejt shumave prej 150 euro ndihmonin emigrantë të paligjshëm për të kaluar në vendet e Bashkimit Evropian.

Në pranga u vunë personat me iniciale K.Z., 21 vjeç dhe R.D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe me precedent të mëparshëm penal.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve. Transportonin shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, vihen në pranga dy shtetas. Nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë dhe shërbimet e Frontex-it, u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: • K. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”); • R. D., 37 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë në Maqedoni, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”); Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”, me një mjet fuoristradë tip “BMË”, me drejtues shtetasin R. D., duke transportuar 2 shtetas të huaj ( emigrantë të paligjshëm), të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet devoll policia e devollit devoll policia e devollit

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 09:55

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se tashmë kurba e koronavirusi tështë në rënie në të gjithë botën dhe jo vet...