Aktualitet

”Jam i lodhur, nuk kam energjinë që kam patur më përpara”/ Flet 74-vjeçari që fitoi betejën me COVID-19: Ishte e vës

26 Maj 2020, 06:52 Nga DOSJA
”Jam i lodhur, nuk kam energjinë që kam patur më

Tiranë- Nexhip Kraja është 74-vjeçari nga Shkodra, i cili ka fituar betejën me COVID-19. Së fundmi, në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, ai rrëfeu  ditët e vështira dhe rrëfeu se kishte kollë, temperaturë dhe i merrej fryma. Ai nënvizoi se ende ndihet i lodhur dhe se nuk ka energjinë që ka patur më herët.

“Jam 74 vjeç dhe nuk kam pirë kurrë ilaçe. Kjo ishte hera e parë. Nuk e di si e kemi marrë. Ishte shumë e vështirë. Kisha kollë, temperaturë, edhe marrjen e frymës. Kemi ardhur direkt, në Tiranë. Morëm në telefon 127, na bënë tamponin dhe na nisën në Tiranë. Në dhomë kam qenë me bashkëshorten. Shërbimi te Infektivi ishte i mirë. Infermierët na kanë ndenjur te koka gjithë kohën. Unë kam filluar të dal të blej ndonjë gjë për shtëpinë. Unë dal pa maskë dhe doreza. Jam i lodhur, nuk e kam atë energjinë që kam pasur përpara. Në spital kemi qenë 16 ditë”, tha ai.

Deri në tani në vendin tonë kanë fituar betejën me COVID-19 795 persona. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 edhe 6 persona të tjerë. Numri total i të infektuarve ka shkuar në  1004 dhe kanë humbur jetën 32 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nexhip kraja nexhip kraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 06:40

Tiranë- Gazetari Ylli Rakipi ka deklaruar në TVT se tashmë dihet që Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë një marrëveshje të fshehtë që të ndërrojnë pushtetin me njëri...