Aktualitet

26 Maj 2020, 06:40 Nga DOSJA

Tiranë- Gazetari Ylli Rakipi ka deklaruar në TVT se tashmë dihet që Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë një marrëveshje të fshehtë që të ndërrojnë pushtetin me njëri-tjetrin. Por gazetari theksoi se opozita e ka të vështirë të vijë në pushtet, ndërsa nënvizoi se Basha nuk është keq me pozicionin që ka, pasi sipas tij  është njeriu i dytë më i rëndësishëm në vend. Rakipi tha me tej se nëse kryeministër ke punë për të bërë, madje duhet të zgjohesh edhe herët në mëngjes.

“Pra njeriu publik shumë i rëndësishëm. Ai është më mirë të jetë kështu, kryeministri ka halle njeriu. Duhet të ngrihet shumë shpejt në mëngjes, duhet të punojë, të çajë kokën këtu sikur bën sikur qeveris. Kështu janë të ndarë këta. Këta e kanë bërë që në vitin 2008 ndarjen e pushtetit, e bënë me Kushtetutën, bënë Kushtetutën që të mos hyjë tjetër kush aty, por të ishte vetëm Sali Berisha me Edi Ramën.”, shprehet ai

Deklarata e plotë e Ylli Rakipit: 

Opozita, unë kam folur shpesh, pothuajse i kam thënë të gjitha. Fatos Lubonja thoshte sot në një artikkul të tij, që ka një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës që të jenë bashkë dhe të qeverisin, të bie njëri dhe të vijë tjetri dhe ta shkëmbejnë pushtetin kështu. Lubonja nuk ishte duke zbuluar ndonjë gjë të re, por duke parë ngjarjet i zgjohen shqiptarëve këto. Nuk ka nevojë që Edi Rama me Lulzim Bashën të merren vesh me njëri tjetrin. Është më keq se kaq, duket se opozita është rehat aty ku është dhe mund të rrijë edhe përjetësisht në opozitë. Gjërat këtu në Shqipëri, të mirat publike, materiale, pra Edi Rama duket që është në vendin e vet, por edhe Basha është në vendin e vet, është njeriu i dytë më i rëndësishëm. Pra njeriu publik shumë i rëndësishëm. Ai është më mirë të jetë kështu, kryeministri ka halle njeriu. Duhet të ngrihet shumë shpejt në mëngjes, duhet të punojë, të çajë kokën këtu sikur bën sikur qeveris. Kështu janë të ndarë këta. Këta e kanë bërë që në vitin 2008 ndarjen e pushtetit, e bënë me Kushtetutën, bënë Kushtetutën që të mos hyjë tjetër kush aty, por të ishte vetëm Sali Berisha me Edi Ramën. Ata e kanë marrë këtë vendim që në 2008. Por Edi Rama nuk e dorëzon pushtetin në tavolinë “hajde merre ti se u lodha”. Edi Rama thotë “jam unë këtu, kur të rrëzohem, hajde mere ti”. Ne kemi mbërritur në këtë pikë që opozita shqiptare është kalçifikuar aq shumë sa është e vështirë të themi që kjo opozitë do të shkojë drejt pushtetit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama lulzim basha ylli rakipi edi rama lulzim basha ylli rakipi

Sondazh

Poll