Aktualitet

Dy aksidente brenda pak minutash në Korçë/ BMW-ja hipën në trotuar dhe merr para babë e bir. Dy mjete të tjera përplasen

26 Maj 2020, 05:31 Nga DOSJA
Dy aksidente brenda pak minutash në Korçë/ BMW-ja hipën

Korçë- Mbrëmjen e djeshme brenda pak minutash ndodhën dy aksidente në qytetin e Korçës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë tip “BMW” ka përfunduar mbi trotuar, ku ka përplasur edhe  dy këmbësorë,  babë e bir që po ecinin anë rrugës. Këmbësorët janë transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me inciale A.T.

Ndërsa, aksidenti tjetër ndodhi në periferi të Korçës, ku mësohet se janë përplasur “kokë më kokë” dy mjete. Momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale.

Foto nga aksidentet:

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 25.05.2020, rreth orës 22:25, në lagjen nr. 3 shtetasi A. T., duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur dy këmbësorë shtetasin S. K., rreth 57 vjeç dhe djalin e tij shtetasin J. K., rreth 31 vjeç, që po ecnin në trotuar, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit A. T., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidente në korçë aksidente në korçë

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Maj 2020, 19:04

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë sot mesazhin e shkrimtares Rita Petro, e cila flet për situatën e...