Politike

Ilir Beqaj përsërit veten: Pa masa të ashpra do të kishim mbi 1 mijë viktima nga COVID-19

25 Maj 2020, 19:52 Nga DOSJA
Ilir Beqaj përsërit veten: Pa masa të ashpra do të kishim

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka folur sot për masat kundër COVID-19 në Shqipëri dhe ka treguar skenarët nëse nuk do kishte pasur shtrëngime gjatë pandemisë.

Në një intervistë për Euronews, Beqaj u shpreh se nëse nuk do të ishin marrë masa shtrënguese vendi mund të kishte mbi 1 mijë viktima. Më tej ai tha se edhe vendet që nuk kanë marrë masa shtrënguese kanë pasur pasoja në ekonomi.

Nëse për një moment Shqipëria do të kishte marrë masa të njëjta si Suedia, do të kishim një numër fatalitetesh më shumë se sa sot, që do të thotë se do të kishim mbi 1 mijë”, u shpreh Beqaj.

Kjo analizë e Beqajt është bërë dhe pak ditë më parë, ku u shpreh se numri i viktimave sipas projeksioneve do ishte mbi 1 mijë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir beqaj masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi ilir beqaj masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll