Politike

Shehi kundër platformës së Metës me 14 pika: S’ngrihet shteti me Këshilla Politikë

25 Maj 2020, 19:31 Nga DOSJA
Shehi kundër platformës së Metës me 14 pika: S’ngrihet

TIRANË- Kreu i Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi është shprehur kundër platformës së Metës me 14 pika për zgjedhjen e krizës politike. Në një intervistë për “5 pyetjet nga Babaramo”, Shehi tha se nuk zgjidhet kriza me Këshilla Politikë, e shtoi se nuk ecet përpara siç pretendon Presidenti.

I pamundur. Jemi jashtë parlamentit. Rindërtimi i politikës nëpërmjet marrëveshjes, mua nuk më pëlqen se detyrimi kryesor i opozitës është të shkojë në parlament dhe nga ky institucion bëhet një politikë legjitime. Nuk ngrihen institucionet me Këshilla, se do ua delegojmë të gjitha zgjedhjeve marrëveshjeve.

Nuk shikoj marrëveshje nën tryezë, por amerikanët dinë më shumë. Unë dua që t’i rikthehemi institucioneve me funksionin e plotë, nëse do e arnojmë shtetin shqiptar me marrëveshje, nuk kanë qenë jetëgjata dhe të shëndetshme. Ato 14 pika nuk mbyllen për 6-7 muaj, është gjysma e shteti shqiptar. Jo tryeza politike, sic thotë presidenti, nuk ecet kështu përpara”, u shpreh Shehi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehi ilir meta platforma e metes me 14 pika dashamir shehi ilir meta platforma e metes me 14 pika

Sondazh

Poll