Politike

Shembja e Teatrit/ Meta jep mesazh të fortë: Të zgjohemi për të krijuar një front të përbashkët!

25 Maj 2020, 11:26 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit/ Meta jep mesazh të fortë: Të zgjohemi për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vijuar deklaratat për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në rrjetin e tij social, Meta ka shpërndarë këngën e krijuar nga një artist i huaj për godinën, duke theksuar edhe revoltën që qyetarët ndjejnë për aktin e qeverisë.

“Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art,”-shkruan Meta.

Disa ditë më parë, kantautori i njohur zviceran Marco Zappa që në Shqipëri njihet me performancën e tij me këngën “Kur bjen fyelli çiftelia”, i ka surprizuar sërish shqiptarët duke i dedikuar një këngë edhe shembjes së Teatrit Kombëtar.

Teatri Kombëtar u shemb një javë më parë, ku forca të shumta policie nxorrën me forcë e dhunë artistët e aktivistët që ishin brenda në godinë. Pas shembjes së godinës kanë shpërthyer edhe njëherë protestat dhe kërkohen rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe si ishte më parë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta marco zappa shembet teatri kombetar ilir meta marco zappa shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2020, 05:51

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën si gjithmonë me një thënie nga një personazh i njohur që ka lënë gjurmë në historinë e botës. Për ditën e sotm...

Politike 24 Maj 2020, 19:32

TIRANË– Karantina për më shumë se dy muaj për shkak të koronavirusit solli ndryshime jo vetëm në mënyrën e jetesës por edhe në pamjen e jashtme. Sigurisht ...