Politike

“Të mos kemi kufizime në fundjavë”, Basha dëgjon ankesat e biznesit të vogël: Qeveria e ka mendjen vetëm të zhvasë

25 Maj 2020, 12:45 Nga DOSJA
“Të mos kemi kufizime në fundjavë”, Basha dëgjon

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me pronarët e bizneseve në njësinë në zonë e njohur si Brryli dhe Xhamlliku. Tregtarët i janë ankuar kryedemokratit për mungesë e xhiros për shkak të pandemisë, duke thënë se ka rënë në masën 50%.

Ata kanë kërkuar që e shtuna dhe e diela të mos jenë të kufizuara, pasi kjo i dëmton. Basha i ka siguruar pronarët e bizneve se PD do t’i ndihmojë në momentin që do të vijë në pushtet. Më tej ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nuk po i ndihmon njerëzit, por ka ndërmend vetëm të zhvasë.

PJESË NGA BISEDA

Basha: Duhet t’i kthehemi një orë e më parë normalitetit dhe më e rëndësishmja është t’ju mbështesim ju, se po nuk mbështetëm biznesin do të shkatërrojmë ekonominë, do të shkatërrojmë gjithçka.

Biznesi: Epo mesa duket këtë qëllim ka qeveria, të shkatërrojë biznesin. Me statuse “Facebook”-u kujtohet te të lajmërojë në 21:30 të darkës. Unë e kisha bllok, detyrova ta zhbllokoja që të shihja statusin a mund ta hapja dyqanin nesër. Këtu jemi katandisur.

Basha: Kjo është totalisht e paligjshme. Këta e kanë mendjen vetëm të zhvasin e të marrin, sikur nuk do të ketë të nesërme. Kështu që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë të mos e lejojmë këtë.

Biznesi: Duhet të zgjohet populli, se ndryshe…

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon biznesin e vogel biznesi i vogel i takohet bashes lulzim basha basha takon biznesin e vogel biznesi i vogel i takohet bashes lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2020, 05:51

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën si gjithmonë me një thënie nga një personazh i njohur që ka lënë gjurmë në historinë e botës. Për ditën e sotm...

Politike 24 Maj 2020, 19:32

TIRANË– Karantina për më shumë se dy muaj për shkak të koronavirusit solli ndryshime jo vetëm në mënyrën e jetesës por edhe në pamjen e jashtme. Sigurisht ...