Politike

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kujton kontratën Bashës: Duam ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe lista të hapura

25 Maj 2020, 14:58 Nga DOSJA
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kujton kontratën Bashës: Duam

TIRANË- Aleanca për Mbrotjen e Teatrit i ka dërguar sot një letër publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në letër AMT i kujton Bashës marrëveshjen që ka nënshkruar me ta në korrik 2019.

Ata shkruajnë se një ndër pikat e kontratës është dhe ndryshimi i Kushtetutës dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor. “Ne gjykojmë se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë”, shkruhet në letër.

LETRA E PLOTË

I nderuar z. Basha, më 25 korrik 2019, ne, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), kemi nënshkruar një kontratë me ju, si kryetar i PD dhe Opozitës së Bashkuar. Në paragrafin 5 të kësaj kontrate shkruhet: “Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.”

Sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate dhe ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e reformës zgjedhore. Në këto kushte, ne gjykojmë se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë. Ne kërkojmë gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleanca per mbrojtjen e teatrit kontrata e bashes me artistet lulzim basha aleanca per mbrojtjen e teatrit kontrata e bashes me artistet lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2020, 05:51

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën si gjithmonë me një thënie nga një personazh i njohur që ka lënë gjurmë në historinë e botës. Për ditën e sotm...