Politike

Fleckenstein këshilltar i Ruçit, ish-deputeti i PS tregon historinë me Hannes Swoboda: Sa të ketë BE si këta të kam dhj**

25 Maj 2020, 14:03 Nga DOSJA
Fleckenstein këshilltar i Ruçit, ish-deputeti i PS tregon

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, pas lajmit se ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, është bërë këshilltar i Gramoz Ruçit. Harasani i uron suksese dhe kujton një histori me një tjetër eurodeputet, Hannes Swoboda.

Ai shkruan se në kohë kur ka qenë deputet dhe ishte pjesë e Lëvizjes së Mendimit Ndryshe kishte takuar Swobodën në Bruksel dhe u kishte premtuar mbështetje. Por sapo ai bashkë me kolegët e tij ishin kthyer në Tiranë e kishin parë eurodeputetin që i kishte tradhtuar dhe kishte dalë në krah të Ramës.

Ish-anëtari i Asamblesë së PS, shprehet i zhgënjyer me eurodeputetët që tradhtojnë parimet dhe mbështesin ata që janë në pushtet e shton se “për sa kohë BE do ketë gigilera, hannesa, knuta e Romina, të kam dhjerë në Europë”.

Duke i uruar nga zemra Knutit ngritjen ne detyre, mu kujtua nje sivllai I tij.  Nje gjigand tjeter po aq intelektual dhe parimor sa Knuti. Quhej Hannes Swoboda. Para shume vitesh, ne kohen e LMN patem disa takime ne BE me perfaqesuar te ndryshem. Takimi me Hannesin e Swobodes ishte te enjten mbasdite. Ne takim me Hannesin I shprehem shqetesimin per mos hyrjen ne parlament, per femijet e niperit e ish anetareve te KQ te PPSH qe Rama kish future ne poste drejtuese ne PS dhe per ceshtje te tjera. Pasi na degjoi me vemendje reagoi shume I indinjuar se si mund te lejoheshin keto gjera ne familjen e internacionales socialiste.  Si mund te lejohej nje parti qe nuk merrte pjese ne parlament. Etj. Etj.

Mbaj mend si sot nje fjali prej tij: Te fusesh sot ne PS djem, vajza, niper e mbesa te ish KQ te Enver Hoxhes eshte njesoj sikur e majta ne Gjermani te perfaqesohet me femijet e nazisteve. Pas takimit se bashku me miqte (spo I permend se ndoshta u prish pune sot) u nisem per Tirane.  Arritem ne Tirane te premten ne mengjes dhe e lame qe te takohemi po ate dite ne oren 3 ne nje kafe diku prane shtepise sime.

U takuam ne oren e caktuar dhe e mbaj mend oren sepse sa u ulem kishim nje tv perballe dhe filluan lajmet e Topit. Lajmet u happen me z. Swoboda qe nga dera e PS ne Tirane u shpreh se kishte ardhur te mbeshteste Ramen per reformimin e PS dhe marredheniet me parlamentin. Pame njeri tjetrin ne sy dhe shijuam kafete. Cte benim tjeter….. Per sa kohe BE do kete gigilera, hannesa, knuta e Romina – te kam dhjere ne Europe. P.s.  nese ndonje eshte I interesuar se pse Hannes Swarovski Swoboda ndryshoi qendrim, jam I gatshem tia them…..”, është ky reagimi i plotë i Harasanit.

Pak ditë më parë Knut Fleckenstein është zyrtarizuar si këshilltar për Evropën i kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andis harasani gramoz ruci hannes swoboda knut flackenstein andis harasani gramoz ruci hannes swoboda knut flackenstein

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2020, 05:51

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën si gjithmonë me një thënie nga një personazh i njohur që ka lënë gjurmë në historinë e botës. Për ditën e sotm...