Politike

Ish zv.ministrja e Financave kundër ambasadorëve: Të mos flasin anglisht në emër të popullit shqiptar

25 Maj 2020, 17:36 Nga DOSJA
Ish zv.ministrja e Financave kundër ambasadorëve: Të mos flasin

TIRANË- Ish-zv. ministrja e Financave, Irena Beqiraj, shkruan sot se ëndërron që ambasadorët në Shqipëri të bëjnë një jetë monotone zyrtare. Në një reagim në Facebook, ajo shkruan se ëndrrën që të mos ketë më abasadorë që flasin anglisht në emër të popullir shqiptar. Më tej ajo shkruan se për të gjithë ata që presin ambasadorët, zyrtarët burokratë të BE, të zgjidhin problemet duhet të lëxojnë shënimin e saj.

Une kam nje Enderr. Endrra ime eshte nje Shqiperi ku Ambasadoret, te kene nje jete zyrtare monotone, te qete, ne pritjen e pafundme te nje ceshtje bilaterale diplomatike per tu zgjidhur. Ambasadore qe u flasin Shqiptareve qe na drejtojne, ne emer te popullit shqiptar ne anglisht, nuk duhet te kete me. Zyrtare te BE qe kthehen si keshilltare politik nuk duhet te degjohen me ne kete vend.

Per te gjithe ato qe presin ambasadoret, zyrtaret burokrate te BE , te zgjidhin problemet tona, ju lutem merrni 3 min edhe e rilexoni kete shenim. Kam zgjedhur fabulen elegante te Ernesto Sirrolit ….. por ne kemi historine tone e cila duhet te na bind qe nderkombetaret pavarsisht narratives shpesh ne mendimin tim modest ” plot me bosh ” nuk mund te zgjidhnin, edhe nuk do te zgjidhin asgje”, shkruan Beqiraj.

Nuk dihet se për cilin ambasador e ka këtë thirrje Beqiraj, por ditët e fundit ajo që ka folur në emër të popullit shqiptar është Yuri Kim. Në një dekleratë ajo u tregua e ashpër me politikanët dhe tha se shqiptarët duan drejtësi dhe reformë zgjedhore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike irena beqiraj thirrja per ambasadoret irena beqiraj thirrja per ambasadoret

Sondazh

Poll