Aktualitet

Zjarr në Mat, shkon në 60 ha sipërfaqja e djegur, kërkohet ndihmë nga ajri

30 Mars 2019, 10:34 Nga DOSJA
Zjarr në Mat, shkon në 60 ha sipërfaqja e djegur, kërkohet

MAT- Një zjarr i rënë në një ditë më parë në vendin e quajtur Kongrazhd në afërsi të Burrelit ka marrë përmasa të frikshme.

Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë nuk është arritur të neutralizohet zjarri. Vatra është ende aktive dhe vijon të përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Mësohet se deri më tani sipërfaqja përshkuar nga flakët ka shkuar në 60 hektar dushqe.

Drejtori i Politikave Ekonomike, Bujqësisë dhe menaxhimit të pyjeve në Bashkinë Mat, Vebi Stana, i ka bërë apel Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërhyrë nga ajri.

“Ka rënë një zjarr masiv dhe janë djegur 60 ha dushk. Kemi aktive 5 vatra zjarri. Dyshojmë që janë të qëllimshme. Kemi qënë të angazhuar që ditën e djeshme për ta shuar zjarrin, i cili ndihmohet edhe nga era,”-tha Stana.

Ditën e djeshme zona të ndryshme të Shqipërisë u përfshinë nga flakët. Nga Fier në Tropojë, flakët pushtuan zonat pyjore. Zjarri i rënë në Tropojë kishte mbi 10 orë aktiv dhe  rrezikonte 8 banesa.  

(k.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vebi stana zjarr në mat vebi stana zjarr në mat

Sondazh

Poll