Aktualitet

Ekzekutimi i dy vëllezërve Bilali, lidhja e tyre me vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku, dhe pasioni për kuajt (Foto)

30 Mars 2019, 09:36 Nga DOSJA
Ekzekutimi i dy vëllezërve Bilali, lidhja e tyre me vrasjen e

SHKODËR- Tronditet sërish qyteti i Shkodrës nga një vrasje e dyfishtë. Viktimat janë Astrit dhe Ibrahim Bilali, dy vëllezër që u vranë sapo dolën nga banesat e tyre. Astrit Bilali është babai i boksierit të arrestuar si pjesë e grupit Bajri, Asmer Bilali. Asmer Bilali doli në media i përfshirë në këtë ngjarje, pasi pas vrasjes mbi kalë të biznesmenit Arjana Ferracaku, ai u dyshua se ishte objektivi.

Kush janë dy viktimat?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Astrit dhe Ibrahim Bilali nuk kanë patur precedent të mëparshëm penalë. Ibrahim Bilali është një iniciatorët e 2 prillit në Shkodër ku ngeli i vrarë edhe Arben Broci. Astrit Bilali është pronari i resortit të kuajve ku shumë anëtarë të grupit Bajri kanë qenë frekuentuesë të rregulltë.

[sgallery url=”https://dosja.al/ekzekutimi-i-dy-vellezerve-bilali-lidhja-e-tyre-me-vrasjen-e-biznesmenit-arjan-ferracaku-dhe-pasioni-per-kuajte/”]

Asmer Bilali, djali i Astritit ishte prezent në momentin kur u ekzekutua Arjan Ferracaku, me breshëri plumbash, një ngjarje ende e pazbardhur. Ngjarja e sotme dyshohet se lidhet me një zinxhir të ngjarjeve kriminale që ndodhin në këtë qytet. Pista e parë ku po dyshon policia është ajo e hakmarrjes. Ditën e djeshme, u lirua nga Gjykata e Apelit në Tiranë një nga anëtarët e grupit Bajri, Emrah Plaku.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit bilali grupi bajri ibrahim bilali vrasje ne shkoder astrit bilali grupi bajri ibrahim bilali vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll