Aktualitet

Kandidat për Tiranën? Imami Elvis Naçi shuan zërat: Nuk merrem me politikë

30 Mars 2019, 08:29 Nga DOSJA
Kandidat për Tiranën? Imami Elvis Naçi shuan zërat: Nuk

TIRANË- Imami i njohur Elvis Naçi ka mohuar zërat se ai mund të jetë një kandidatë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

E kam mohuar dhe e mohoj dhe sot”, kjo ishte deklarata e Naçit mbëmjen e djeshme gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, duke shtuar se e kishte deklaruar dhe më herët se nuk do të merrej me politikë.

Unë kam shumë respekt për të gjithë, por nuk e kanë informacionin e duhur se kam kohë që e kam deklaruar se nuk do të merrem me politikë. Sa Zoti të më ketë dhënë jetë unë do të merrem me bamirësi. Kam korsi të tjera për të vazhduar në këtë jetë. E kam mohuar dhe e mohoj edhe sot në studio”, deklaroi Naçi.

Prej kohësh në media emri i Elvis Naçit ishte lakuar si një kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës. Naçi është imam në xhaminë e Urës së Tabakëve dhe ka një popullaritet të madh në rrjetet sociale. Në kanale të ndryshme në rrjetet sociale janë realizuar edhe sondazhe ku emri i tij vendosej përballë kandidatit të konfirmuar tashmë nga socialistët, Erion Veliajt.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane elvis naçi erion veliaj zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 bashkia tirane elvis naçi erion veliaj zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll