Aktualitet

Vrasja e dy vëllezërve, Artan Hoxha: Të gjithë i dinë vrasësit, të ikin drejtuesit e Policisë Shkodër

30 Mars 2019, 10:08 Nga DOSJA
Vrasja e dy vëllezërve, Artan Hoxha: Të gjithë i dinë

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër ku kanë mbetur të vrarë 2 vëllezërit Bilali, Astrit dhe Brahim. (Lexo këtu).

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha thotë se kjo është kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar dhe se zinxhiri drejtues i Policisë në Shkodër duhet të dorëhiqet pasi nuk ka zbardhur asnjë nga vrasjet që ka ndodhur në këtë qytet, në harkun kohor të më pak se 1 viti.

Reagimi i plotë:

Kambanat rane per ata qe s’kane vesh!!!!

Ekzekutohen vellezerit Ibrahim dhe Astrit Bilali. Viktimat numer 10 dhe 11 te nje seriali vrasjesh qe nisi vetem 8 muaj me pare, me 15 korrik 2018, kur para pallatit ku banonin u ekzekutuan ish-polici Boran Bercana dhe bashkejetuesja e tij, Silvi Ndoci qe mbante ne preher foshnjen e saj.
Kambanat e alarmit rane per ata qe nuk kane vesh, dhe kur ske vesh bilanci dihet…
Kjo e sotmja eshte thjeshte kronika e nje vrasje te paralajmeruar…
Policis e Shkodres, qe eshte kthyer ne ndermarrje funerale, pasi vetem mbledh kufoma rrugeve te qytetit, deklaron se autoret jane te panjohur dhe kane ikur ne drejtim te paditur…
Vetem 8 muaj, 11 viktima, asnje vrasje e zbuluar, asnje emer autori, asnje vrases ne burg. Zinxhiri komandues i policise se Shkodres, nese nuk kujtohet kush tu largoje nga detyra, behuni burra jepni doreheqjen se me keq se kaq nuk ka ku shkon.
Ne te vertete gjithe Shkodra e di kush jane vrasesit dhe ne cfare drejtimi kane ikur, madje dhe ne cfare shtepie jane duke ndjekur lajmet mbi vrasjen ne tv.

Ditën e sotme, u vranë me armë zjarri tek dera e shtëpisë dy vëllezërit, Astrit dhe Brahim Bilali. Ngjarja dyshohet se ka si motiv hakmarrjen, pasi Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, i arrestuar si pjesë e grupit të Bajrajve. 
(F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha astrit bilali brahim bilali vrasjet ne shkoder artan hoxha astrit bilali brahim bilali vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll