Aktualitet

SAGA e ngjarjeve kriminale në Shkodër, 10 të vrarë në 8 muaj (SKEDA)

30 Mars 2019, 09:36 Nga DOSJA
SAGA e ngjarjeve kriminale në Shkodër, 10 të vrarë në 8

SHKODËR- Qyteti i Shkodrës u trondit sërish këtë mengjës dhe duket se nuk po gjen qetësi. Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, mbetën viktima të një atentati të ndodhur para shtëpisë së tyre, duke e çuar numrin e viktimave në 10 të vrarë në 8 muaj.

Kjo ngjarje vjen vetëm 10 ditë pas atentatit që i mori jetën Ferdinand Polisë, biznesmenit të njohur të bujtinave në Theth. Ende pa u mbyllur hetimet për këtë vrasje, Shkodra u trondit sërish sot paradite, ku të shtënat e armës u dëgjuan në “Kiras”, dhe mbi 10 plumba kallashnikovi iu morën jetën dy vëllezërve.

Por qyteti verior gjatë vitit që shkoi u përfshi nga një sëri ngjarjesh kriminale, ku për disa muaj nuk gjeti qetësi dhe u bë objekt debatesh për politikën e Tiranës.

Saga e ngjarjeve kriminale në Shkodër që nga qershori i vitit 2018

Në 18 qershor u vra biznesmeni Mehdi Kavaja

Në 15 korrik u vranë ish-polici Boran Bërcana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci

Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici, kunati i biznesmenit Lulzim Kulla

Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, dajë dhe nip

Në 27 gusht u vra Prendush Fusha

Në 1 shtator u vra biznesmeni Arjan Ferracaku

Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku, tregtar peshku kushëriri i Arjanit

20 mars 2019, ekzekutohet biznesmeni Ferdinand Polia

30 mars 2019, vriten dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali

NGJARJET KRIMINALE GJATË MUAJIT MARS

14 mars 2019, plagoset tek Komuna e Parisit, 26-vjeçari Enea Keqi

16 mars 2019, u vra tek Kodrat e Liqenit Haxhi Baxhinozi

18 mars 2019, vritet poshtë shtëpisë menaxheri i VIP-ave, Jurgen Kurti.

20 mars 2019, ekzekutohet biznesmeni Ferdinand Polia

22 mars 2019, vitet me breshëri avokati Revik Gurra, mbrojtësi i Shullazit

30 mars 2019, vriten dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit bilali ibrahim bilali nardi polia saga e ngjarjeve kriminale skeda e vrasjes vrasjet ne shkoder astrit bilali ibrahim bilali nardi polia saga e ngjarjeve kriminale skeda e vrasjes vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll